• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Nacionale

Kryetari i Kuvendit bën thirrje për forcim të luftës kundër korrupsionit

Redaksia 2LONLINE 18 Prill, 2019 3 min
 Kryetari i Kuvendit bën thirrje për forcim të luftës kundër korrupsionit

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, në Konferencën e organizuar nga Ministria e Drejtësisë, për rishikimin funksional të sektorit të sundimit të ligjit, ka përsëritur edhe njëherë qëndrimin e tij për luftë të pakompromis kundër korrupsionit dhe dukurive të tjera negative, për çka i ka ftuar institucionet përgjegjëse që të punojnë më shumë.

Duke folur para të pranishmëve, Veseli tha se nëpërmjet korrupsionit po dëmtohen qytetarët e Kosovës, shteti dhe perspektiva e tij.

“Korrupsionin mund dhe duhet ta ndalim vet, secili, pa mëshirë. Duhet ngushtuar hapësirën për njerëzit e korruptuar, që nga politikanët, nga të cilët kemi mjaft dhe flasin më së shumti. Por nganjëherë duhet sanksionuar edhe gjyqtarët e prokurorët, në mënyrë që ta kryejnë punën e tyre, ngase gjyqësori duhet të jetë i paanshëm”, theksoi kryeparlamentari Veseli.

Ai shfaqi besimin se me reformat që kanë ndodhur në sistemin gjyqësor dhe me kapacitetet aktuale, ka mundësi dhe, siç tha ai, ka heronj të cilët do të dalin dhe do të ngrisin aktakuza edhe për njerëz të profilit të lartë politik.

Kreu i Kuvendit tha se njerëzit janë duke ikur nga Kosova, para së gjithash, sepse atyre u ka humbur besimi dhe ai besim duhet rikthyer.

Në këtë konferencë u paraqit edhe vizioni për formimin e Gjukatës Komerciale e cila është propozuar nga kryeparlamentari Kadri Veseli dhe do tu mundësojë bizneseve që të zgjidhin më shpejt kontestet e tyre.
Duke folur për investimet dhe bizneset në Kosovë, kryeparlamentari Veseli tha se vonesat në zgjidhjen e kontesteve kanë shkaktuar probleme të mëdha në funksionimin e tyre, por edhe në ardhjen e investitorëve të rinj nga jashtë.

Ai tha se Kosova ka resurse të jashtëzakonshme humane dhe natyrore për zhvillim dhe për të mbajtur brenda njerëzit e saj. Kjo, sipas tij, bazohet në një strategji të mirëfilltë ekonomike, e cila bazamentin e ka në praktikat më të avancuara të ndërmarrësisë dhe ekonomisë së lirë private.

“Kjo është arsyeja pse e kemi shtyrë përpara procesin e rishikimit funksional të sektorit të sundimit të ligjit dhe përgëzoj ministrin për hapat konkretë në këtë drejtim. Besoj që në një kohë rekorde do ta miratojnë ligjin në Kuvend dhe të krijojmë infrastrukturën e nevojshme për funksionalizimin e shpejtë të gjykatave komerciale”, theksoi Veseli.

Ai shtroi nevojën e harmonizimit të ligjeve, në mënyrë që të mos ketë ndërlikime dhe për rrjedhojë mos zbatim i tyre në praktikë.

Etiketa:Kadri Veseli Korrupsioni Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Gjilan

Gjilan: Tejkalim i shpejtësisë, kundërvajtësit i merret patentë shoferi për tre muaj

19 Gusht, 2022
Gjilan

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan: Aktivitete javore të komunikacionit rrugor

19 Gusht, 2022
Policia

Policia në 24 orë: Shqiptohen 2 mijë e 26 gjoba trafiku

19 Gusht, 2022
Nacionale

Parashikimi i motit për sot e nesër

19 Gusht, 2022
Lajme të ngjashme

Korrupsioni dhe krimi nuk kanë nacionalitet

10 Dhjetor, 2021

U zbulua pllaka përkujtimore për Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut 1990

2 Korrik, 2021

Kadri Veseli në Kosovë për ta takuar familjen e ngushtë

2 Maj, 2021

Ndikimi negativ i korrupsionit në biznese i njejtë me atë të pandemisë COVID-19

9 Dhjetor, 2020

Veseli: Me bindje të plotë jam i pafajshëm në të gjitha pikat e aktakuzës

10 Nëntor, 2020

Kryetari i PDK-së takon strukturat në Gjilan, Kamenicë dhe Viti

10 Shtator, 2020

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com