• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Opinion

Korrupsioni dhe krimi nuk kanë nacionalitet

Redaksia 2LONLINE 10 Dhjetor, 2021 3 min
 Korrupsioni dhe krimi nuk kanë nacionalitet

Shkruan: Sami ARIFI

SHBA-ja po ndihmon botën për siguri përmes sanksioneve që po u bënë të korruptuarave, duke i futur ata në listën e zezë. Rast i volitshëm për institucionet relevante profesionale të Republikës së Kosovës që ta pastrojë vendin nga ky kancer shkatërrues i cili ka arritur kulminacionin edhe në vendin tonë.

-Futja në listën e zezë nga SHBA-të për grupin korruptues e kriminal të Zvonko Veselinoviqit është një mundësi mjaft e mirë për t’ia ndërprerë shtytjen Serbisë që deri tani bënte destabilitet përmes këtij grupi në Republikën e Kosovës.

-Korrupsioni nuk ka nacionalitet, por ka rrjet kriminal të shtrirjes pa dallim nacional.

-Krimi i organizuar përmes korrupsionit, financimin e burimit e ka padyshim me shumicë te Serbia që përmes këtij grupit kriminal në Veri të Mitrovicës, Serbia mbante vendin tonë të tensionuar.

-RK-së tani ka lehtësim, me përkrahjen e SHBA-ve, për të shkatërruar rrjetin korruptues që është i shpërndarë në tërë territorin e Kosovës, madje mund të kishte lidhje edhe me ca politikanë të fuqishëm të shtetit tonë, dhe si i tillë korrupsioni ka sjellë edhe krimin e organizuar në vendin tonë.

-Pastrimi i vendit nga ky rrjet kriminal që e ka burimin te korrupsioni i krijon siguri, stabilitet dhe zhvillim ekonomik shtetit të Kosovës.

-Kosova sot për shkak të korrupsionit nuk ka stabilitet dhe siguri të mjaftuar sepse në shumicën e poreve të jetës funksionon krimi që burimin e ka te korrupsioni. Këtë e dëshmojnë në vendin tonë me qindra vrasje të pazbuluara gjerë më tani…

-Popullit të Republikës së Kosovës, në radhë të parë i duhet siguri për të bërë zhvillimin ekonomik të vendit, i cili zhvillim gjithsesi ndihmon edhe në bërjen e sovranitetit kombëtar.

-Korrupsioni dhe krimi i organizuar në RK-së shkon në pruarje të Serbisë për ta bërë shtetin tonë jofunksional, për ta paraqit të paaftë te institucionet ndërkombëtare dhe së fundi për të kërkuar pranë OKB-së dhe institucioneve tjera ndërkombëtare zhbërjen e RK-së.

 

-Lista e zezë e lëshuar nga SHBA-të për grupin korruptues dhe kriminal në Kosovë, të Zvonko Veselinoviqit të ndërsyer nga Serbia, me rrjetë të zgjeruar në Kroaci, Mal të Zi, Bullgari etj, është një mundësi e mirë e Kosovës me përkrahjen amerikane të bëhet pastrimi i Kosovës nga ky rrjet korruptues, kriminal dhe kështu vendi ynë t’i kthehet sundimit të ligjit në tërë vendim që së shpejti do të sillte zhvillimin ekonomik dhe sovranitetin kombëtar në shtetin tonë./2LONLINE/

Etiketa:aktuale Korrupsioni Opinion Sami Arifi
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Nacionale

Presidentja Osmani me ftesë të presidentit Pahor udhëtoi për vizitë zyrtare në

4 Korrik, 2022
Opinion

Pse nuk thuhet e vërteta e mosliberalizimit të vizave?!

4 Korrik, 2022
Nacionale

Parashikimi i motit për pesë ditë

4 Korrik, 2022
Sport

SC Gjilani – FK Liepaja: Klubi gjilanas ka hapur procesin e akreditimit

3 Korrik, 2022
Lajme të ngjashme

Pse nuk thuhet e vërteta e mosliberalizimit të vizave?!

4 Korrik, 2022

Parashikimi i motit për pesë ditë

4 Korrik, 2022

Reflektim socilogjik: Politikani (burri) i luftës dhe ai i paqes

3 Korrik, 2022

Një orë pune në Kosovë duhet të jetë minimumi 5€

3 Korrik, 2022

Kryeministri Kurti: Historia e Familjes Jashari duhet të rrëfehet ashtu siç e meriton, me dinjitet dhe me krenari

2 Korrik, 2022

Eco-Higjiena shënon dhjetëvjetorin e punës: Punuam si ekip arritëm suksese

2 Korrik, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com