Në kuadër të “Javës Kundër Korrupsionit 2017”, e cila do të zgjasë deri më 9 dhjetor, kur edhe do të shënohet “Dita Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit”. Kjo javë ka për qëllim sensibilizimin e publikut dhe aktorëve në luftën kundër korrupsionit dhe me këtë qëllim kësaj fushate i është bashkëngjitur edhe Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës.
Ministria e Punëve të Brendshme përmes mekanizmit të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin e Kufijve, fton të gjithë qytetarët që përmes qendrës së thirrjeve pa pagesë të thërrasin në numrin 080050095 sms 50095 dhe e-mail adresa: [email protected] për raportim të rasteve të dyshimta, aktiviteteve kontrabanduese dhe dukurive korruptive.
MPB po ashtu fton të gjithë qytetarët të lajmërojnë për çdo vërejtje që kanë në punën e autoriteteve kufitare për kontrollin e kufirit; çdo lloj aktiviteti joligjor që ndodhë në brendi të territorit të Republikës së Kosovës apo edhe informata për planifikimin e aktiviteteve joligjore në vende tjera e që parashikohen të barten në Kosovë.
Në kuadër të kësaj jave MPB përmes QKMK-së, inkurajon të gjithë qytetarët që të rrisin nivelin e bashkëpunimit duke u garantuar besueshmërinë e informatës dhe ruajtjen e informacionit. Të gjitha materialet (incizimet, bisedat, etj) QKMK i trajton në përputhje me Ligjin Nr. 03/ L-172 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.