David Moyes beson se Adnan Januzaj do të bëhet numri 10 i Manchester United.
18-vjeçari më herët gjatë këtij sezoni bëri debutimin e tij në Premier Ligë dhe shënoi dy gola në gjashtë paraqitje për kampionët e Anglisë.
Januzaj fillimisht kishte luajtur në krahun e majtë por skocezi beson se kosovari do të bëhej më i mirë në një rol qendror në Old Trafford.
“Kur të vijë koha pozita më e mirë e Adnanit do të jetë numri dhjetë”, ka thënë Moyes për gazetarët.
“Por përderisa është i ri, është më mirë që të luajë në krahë”, ka shtuar skocezi.
“Ai është një qendërsulmues i tmerrshëm dhe i talentuar edhe për disa pozita tjera. Djaloshi është duke punuar shumë dhe çfardo pune që ia ofroni, ai është në gjendje ta përfundojë”, ka shtuar ai.
Moyes ka insistuar se nuk do ta fus në lojë shpesh ashtu siç bëri me Wayne Rooneyn kur ai luajti për Evertonin.
“Nuk dua që të presim shumë nga ai, kjo është arsyeja se përse unë e largoj sepse nuk dua që të lodhet”, ka shtuar Moyes.
“Por ai ka diçka që nuk e kam parë për shumë kohë.
“Më kujtohet se shpesh e kritikoja edhe Rooneyn që të mos mbivlerësonte veten sepse në shumë raste ka luajtur në krahë”