Futbollisti kosovar, Vedat Muriqi mund të ndryshojë ekip që në merkaton e janarit. Sulmuesi ka bërë mjaft mirë te skuadra e Fenerbahçes dhe ka zgjuar vëmendjen e shumë klubeve.
Tottenham interesohet konkretisht për të me trajnerin, Jose Mourinho që do të gjejë me patjetër një zëvendësues për Harry Kane.
Numri një i stolit e pranoi dhe në konferencën për shtyp se nuk ka stol për ta zëvendësuar dhe po mendon për merkaton.
Muriqi është një alternativë e mirë dhe e lirë në treg. Gazeta ‘Milliyet’ shkruan se klubi anglez ka rritur iniciativën dhe sulmin drejt shqiptarit.
Fenerbahce nga krahu tjetër ka rritur çmimin për Muriqin, pasi do të arkëtojë nga shitja e tij jo më pak se 20 milionë euro. Një shifër e çmendur për një futbollist shqiptar, por e përfillshme për Tottenhamin.
Shqiptari ka realizuar 10 gola në 14 ndeshje këtë sezon dhe ka dhuruar 3 asiste.