Jose Mourinho pa dyshim se është i pëlqyer edhe nga tifozët e moshës shumë të re. Ai kërkohet që të vjen në krye të Aston Villës.
Një tifoz gjashtëvjeçar i Aston Villës, është mërzitur me gjendjen dhe rezultatet që po kalon skuadra që e do shumë, i ka shkruar letër trajnerit portugez, që udhëheq Chelsean.
Për shkak të rezultateve të dobëta u shkarkua edhe trajneri i Aston Villës, Paul Lambert. Gjendja e skuadrës nuk i ka pëlqyer aspak as një tifozi 6-vjeçar që i shkroi një letër trajnerit portugez, duke kërkuar nga ai që ta marrë drejtimin e Aston Villës. Letrës së tij i’u përgjigj trajneri portugez duke i dërguar ati një foto me nënshkrimin e tij.