Në 550 vjetorin e Gjergj Kastriotit “Skënderbeut”, është organizuar një aktivitet i Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Viti, me që rast motoristët janë nis nga Letnica për në Krujë. Nisja është bërë rreth orës 9:00 nga Letnica, konkretisht vendi ku Gonxhe Bojaxhiu – “Nëna Terezë”, kishte filluar misionin e saj të paqes dhe dashurisë në botë.
Në agjendën e këtij shtegu ishte edhe vizita në Prizren tek shtëpia ku është mbajtur Lidhja e Prizrenit, e për të vazhduar në Krujë, tek Muzeut kombëtar i Gjergj Kastriotit Skenderbeut.
Për t’iu uruar rrugë të mbarë, në nisjen e motoristëve, në qendër të qytetit të Vitisë ishte i pranishëm edhe kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, i cili mes tjerash përgëzoi organizatorët për këtë aktivitet, si dhe falënderoi gjithë pjesëmarrësit që i janë përgjigjur pozitivisht këtij organizimi.
Organizimi i Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit ishte bërë në bashkëpunim të ngushtë me Klubin e motoristëve “Kastriotët nga Ferizaj”, të cilëve i’u bashkëngjiten edhe Brigada 123 e motoristëve të Suharekës, si dhe ata të Shqipërisë.
Ky aktivitet u cilësua si një nga aktivitetet më të organizuara dhe për këtë, një vend meritor për organizim të mirë ishte koordinimi i Policisë së Kosovës që përcolli në çdo hap kete aktivitet duke bërë sigurimin e rrugës.
Të theksojmë se i gjithë ky rrugëtim i motoristëve u përcollë nga ekipi i Shtëpisë së Shëndetit në Viti me autoambulancë, ku edhe pati një intervenim te një motorist me të mbërritur në Krujë.