Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, sot në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët.
Vranësirat parashihen që vende-vende të sjellin reshje shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa, maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius. /2LONLINE/