Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë me dije se do të ketë vranësira gjatë ditës së hënë dhe të marte, që do të shoqërohen me reshje shiu të intensitetit mesatar.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë Celsius.
Shtypja atmosferike do ti mbajë vlerat e normales me tendencë të uljes gjatë ditëve në vijim.
Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe verilindja me shpejtësi deri 11m/s.