Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK) gjatë kësaj jave mbi vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm me diell dhe vranësira të cilat do të sjellin reshje shiu.
Sipas IHMK-së, pritet që kushtet për reshje shiu të fillojnë nga e hëna pasdite, por me një intensitet të ulët, ndërsa në ditët në vazhdim do të ketë një ngritje të intensitetit të reshjeve.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 23-27 gradë celsius.
Do të fryjë erë nga drejtime te ndryshme, kryesisht nga jugperëndimi dhe veriu me shpejtësi 3-14 metër për sekondë.