DYLON

Shala: Duhet unitet politik për dialogun

Shala: Duhet unitet politik për dialogun
Avatar photo Redaksia

Njohësi i rrethanave politike në vend, Behxhet Shala, ka thënë se është çasti vendimtar që të gjitha partitë politike të bëhen bashkë dhe të arrijnë konsensus për ta parandaluar çdo rrezik të mundshëm.

Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se faktori politik në Kosovë duhet të ketë unitet për procesin e dialogut me Serbinë.

Shala ka theksuar se nëse nuk arrihet ky unitet, të gjithë do ta paguajnë çmimin.

EkoHigjiena

Sipas tij, askush nuk mund t’i ikë përgjegjësisë nga ky proces. Shala ka hedhur poshtë mundësinë që pjesë e bisedimeve të jetë edhe çështja e territoreve, duke thënë se nëse kufijtë vihen në lojë, atëherë lufta është e pashmangshme.

Ai ka vlerësuar se loja e territoreve është një kërcënim në mënyrë që të pranohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe.

BURIMI: “Epoka e re”

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.