Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, të premten parashihet të mbaj mot i vranët dhe me intervale me diell.
Vranësirat vende-vende do të sjellin reshje bore të intensitetit të dobët.
Të shtunën mot kryesisht me diell por i ftohët.
Në mëngjes dhe gjatë natës do të ketë ngrica, prandaj këshillohet që pjesëmarrësit në trafik të kenë kujdes të shtuar.
Temperaturat minimale gjatë këtyre dy ditëve do të lëvizin ndërmjet -9 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i veriut me shpejtësi 1-6m/s. /2LONLINE/