Kishin planifikuar që sot të ndërmerrnin aksionin e pastrimit,”Për një Kamenicë të pastër”, për të shënuar kështu “Ditën e Tokës”, por, kushtet atmosferike nuk i lanë kamenicasit të ndërmarrin një aksion të tillë andaj edhe institucionet e komunës, bartëse të këtij aksioni, e shtynë atë për një ditë tjetër, transmeton 2LONLINE.
“Dita e Tokës”, ishte planifikuar të shënohet edhe në Komunën e Kamenicës, me qëllim që të rritet ndërgjegjësimi i njerëzve për ambient më të mirë dhe si qëllim kryesor i këtij aktiviteti është pastrimi i mjedisit në Kamenicë.
Aksioni i pastrimit kishte për qëllim pastrimin e të gjitha hapësirave shkollore, të pastrimit të rrugëve të qytetit dhe pastrimin e lokacionit “Te Pishat” në Kamenicë, por për shkak të kushteve atmosferike, aksionin për pastrim, të paraparë për ditën e sotme, e detyrojë organizatorët ta shtyjnë për ndonjë ditë tjetër.