DYLON

Përfunduan punimet në ndërrimin e gypit të ujësjellësit në Letnicë

Përfunduan punimet në ndërrimin e gypit të ujësjellësit në Letnicë
Avatar photo Redaksia

Kanë përfunduar punimet në ndërrimin e gypit të ujësjellësit të Letnicës. Me këtë rast Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka parë nga afër punimet përfundimtare të cilat janë zhvilluar gjatë këtyre ditëve.

Gypi i vjetër i ujësjellësit të Letnicës ishte ndërtuar nga azbest betoni, material ky që cilësohet si i rrezikshëm për shëndetin e njeriut dhe kancerogjen.

Përndryshe ky projekt është realizuar në kuadër të një projekti të përbashkët të Komunës së Vitisë dhe të “Community Development Initiatives – CDI” të financuar nga SDS zvicerane.

EkoHigjiena

“Falënderojmë shtetin Zviceran të cilët na kanë mbështetur financiarisht në realizimin e këtij projekti të shumë pritur për qytetarët tanë. Me të vërtetë ju jemi mirënjohës shtetit helvetik të cilët po financojnë projekti kaq të rëndësishëm në komunën tonë”, u shpreh Haliti.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.