Prezenca e masave të nxehta të ajrit me orgjinë nga Afrika Veriore ka përfshirë edhe Kosovën. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 34-36 gradë Celsius.
Mot i nxehtë do të mbizotërojë gjithë javën e fundit të muajit korrik.
Java e fundit e muajit korrik do të karakterizohet me mot të nxehtë dhe me vapë. Kjo situatë meteorologjike vije si pasojë e prezencës së masave të nxehta të ajrit me origjinë nga Afrika Veriore.
Do të ketë rritje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme.
Minimalet do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 34-36 gradë Celsius.
Nuk përjashtohen mundësitë që në disa zona të ketë riga shiu të karakterit lokal, por jo në sasi të mëdha. Indeksi UV do të shënoj vlera të larta dhe kujdesi nga kontakti direkt me rrezet e diellit mundësisht të jetë sa më i kufizuar (10-17).
Do të fryjë erë nga drejtimet e ndryshme e lehtë deri mesatarisht e fortë.