Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në dy ditët e ardhshme në vendin tonë temperaturat minimale do të zbresin në 1 gradë Celsius.
“Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 1-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 20-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes”, bëhet e ditur në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.