DYLON

Presidenti Thaçi do të takohet me ambasadorin Grenell, i angazhuar për ndërmjetësim të dialogut Kosovë – Serbi

Presidenti Thaçi do të takohet me ambasadorin Grenell, i angazhuar për ndërmjetësim të dialogut Kosovë – Serbi
Avatar photo Redaksia

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi do të takohet sot (e mërkurë) në Prishtinë me Richard Grenell, i cili është angazhuar për ndërmjetësim të dialogut Kosovë-Serbi.

Zyra e Presidentit njofton se prsidenti Thaçi në orën 13:00 e pret në zyrën e tij emisarin e presidentit amerikan Donald Trump.

“Në orën 13:00, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim Përfaqësuesin Special të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadorin Richard Grenell”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

EkoHigjiena

Grenell e viziton Kosovën për herë të parë, pak ditë pasi ai e mori detyrën e re si i dërguar special i SHBA-së në negociatat mes Kosovës e Serbisë, që janë ndalur qe një vit. I angazhuari i Trumpit është ambasador i Shteteve të Bashkuara në Gjermani.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.