Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK) , gjatë kësaj jave fushat me presion të ndryshueshëm atmosferik të cilat kanë përfshirë Ballkanin do të karakterizojnë mot kryesisht të vranët dhe me intervale me diell.
IHMK, bënë me dije se vranësirat do të jenë të paqëndrueshme duke krijuar kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 18-22 gradë celsius. Do të fryjë erë nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi deri 11m/s.