Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, moti gjatë kësaj jave në Kosovë, do të jetë një mot i ndryshueshëm, me riga shiu, intervale të gjata me diell, mjegull nëpër ultësira, kurse në viset malore reshjet e shiut do të jenë të përziera me borë.
Parashikohet që sasia e reshjeve të jetë e ulët, e temperatura minimale e ajrit do të lëvizin ndërmjet -5 deri 4 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 5 gradë deri 14 gradë Celsius.