Nga ditë e hënë deri të merkuren vendi ynë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me origjinë polare.
Nga pasditja e së merkurës pritet të vijnë masat e ajrit nga ana e jugperendimit të cilat do të zbusin këtë gjendje të acarit. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -22 deri -17 gradë Celsius, kurse temperaturat maksimale parashihen të lëvizin ndërmjet -11 deri në 1 gradë Celsius.
Reshje bore të intensitetit të dobët vende-vende do të ketë diten e hënë dhe të marten. Shtypja atmosferike do të mbetet mbi vlerat e normales.Temperaturat më të ulëta parashihen të jenë të merkuren. Do të fryjë erë nga verilindja dhe jugperendimi me shpejtesi deri në 6m/s.