Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë ditës së sotme do të mbajë mot me vranësira të cilat vende-vende do të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17- 19 gradë celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 33-35 gradë celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriut dhe jugperëndimit herë-herë me vrull shpejtësia e së cilës mund të arrijë deri 16m/s”, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.