Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës sot do të ketë një mot me diell dhe vranësira, të cilat vende-vende do të sjellin reshje të dobëta shiu.
“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius. Në viset malore temperaturat minimale parashihen të zbresin deri -1 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e Institutit në fjalë.
Kjo situatë termike nuk do të ndikoj negativisht në fushën e pemëtarisë, pasi që këto vlera të temperaturave të ulëta do të mbesin në intervale të shkurta kohore.
Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i juglindjes, e lehtë deri mesatare