Sipas institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, sot (e shtunë), do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Vranësirat në pjesën veriperëndimore të dukagjinit dhe në vise të larta mund të sjellin reshje shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-26 gradë Celsius. /2LONLINE/