Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat pasdite, në pjesën qendrore, veriperëndimore dhe jugore do të sjellin reshje afatshkurta dhe të izoluara shiu.
Temperaturat mbesin të ngjashme në të dy vlerat ekstreme. minimalja do të jetë 12 gradë celsius kurse maksimalja do të arrijë në 33 gradë celsius. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-9m/s.
Sipas IHMK-së, java tjetër pritet me kushte tjera meteorologjike, vranësira të dendura dhe herë-herë të përcjella me reshje shiu, por në fushat termike nuk priten rënie të theksuara të temperaturave, ato do t’i ruajnë vlerat e larta deri në fund të muajit.