DYLON

Kf.Drita sfidohet nga Flamurtari në shtëpi, kërkohen tri pikët e para

Kf.Drita sfidohet nga Flamurtari në shtëpi, kërkohen tri pikët e para
Avatar photo Elife Sherifi

Kf.Drita zhvillon sot nga ora 17:00 ndeshjen e dytë kampionale të Superligës së Kosovës në futboll. Gjilanasit presin Kf.Flamurtarin nga Prishtina, teksa po e kërkojnë fitoren e parë në këtë fillim kampionat.

Ndeshja do të zhvillohet në Stadiumin e Qytetit, ku pritet të ketë spordashës e tifozë të Dritës, “Intelektualët”, të cilët kanë paralajmëruar përkrahje maksimale për klubin e zemrës.

Drita e nisi me humbje kampionatin e ri pasi pësoi befasisht para tifozëve të vet 0-1 nga Ferizaj. Ndërsa, Flamurtari e nisi me barazim kampionatin ku ndau pikët me Prishtinën në kryeqytet.

EkoHigjiena

Flamurtari edicionin e kaluar e kishte mposhtur dy herë Dritën në stadiumin e qytetit në Gjilan.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.