Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se do të mbajë mot kryesisht me diell gjatë këtyre dy ditëve të parashikimit. Nuk parashikohen reshje të asnjë forme.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-32 gradë Celsius.
Indeksi UV vazhdon të jetë i lartë, prandaj kujdes orëve të mesditës, sepse kontakti direkt me këto rreze shkakton pasoja te një shtresë e popullatës me probleme të sëmundjeve kronike.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes. njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.