DYLON

Challandes me Kosovën deri më 2022

Challandes me Kosovën deri më 2022
Avatar photo Redaksia

Bernard Challandes do të vazhdojë t’i prijë Kombëtares së Kosovës deri në vitin 2022. Marrëveshja e re është arritur në takimin që presidenti i FFK-së. Agim Ademi së bashku me sekretarin e përgjithshëm Eroll Salihu e kanë zhvilluar me trajnerin zviceran, e ku palët u dakorduan që ta vazhdojnë rrugëtimin e përbashkët edhe për dy vjet.

Sipas FFK-së, kontrata e re është për periudhën 2020-2022. Deri te marrëveshja e re erdhi si rezultat i punës së mirë dhe sukseseve të arritura të Dardanëve në periudhën 2018-2020, derisa me punën e trajnerit zviceran kanë qenë të kënaqur të gjithë. Në anën tjetër, edhe Challandes është i kënaqur me punën, kushtet dhe gjithçka që ofron FFK-ja.

Tani, përqendrimi është tek dy ndeshjet e radhës kundër Moldavisë dhe Greqisë, me shpresë dhe besim për suksese të reja, thuhet në njoftimi ne FFK-së.

EkoHigjiena