Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, të dielën do të mbajë mot i vranët dhe me reshje bore.
Temp minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-5m/s.
Kjo situatë meteorologjike do të ndikoj pozitivisht në cilësinë e ajrit, kështu që edhe kushtet biometeorologjike paraqiten relativisht të mira për një shtresë të popullatës ndërsa mot i pafavorshëm për një shtresë të popullatës me probleme kronike.
Një mot i paqëndrueshëm paraqitet edhe në pjesën e parë të javës së ardhshme. /2LONLINE.com/