DYLON

Policia ka gjobitur 585 qytetarë për mosrespektim të masave anticovid

Policia ka gjobitur 585 qytetarë për mosrespektim të masave anticovid
Avatar photo Redaksia

Masat e vendosura për të parandaluar përhapjen e virusit korona po vazhdojnë të mos respektohen nga qytetarët.

Për çdo 24 orë, nga Policia e Kosovës, raportohet për gjobat që shqiptohen për qytetarë që nuk po i respektojnë masat e vendosura nga institucionet shëndetësore ndaj COVID-19.

EkoHigjiena

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 585 gjoba ndaj qytetarëve të cilët nuk respektuan masat antiCOVD.

Aktualisht në vend janë 11 mijë e 909 raste aktive me COVID-19. /2LONLINE.com/