(2L ONLINE) – Pas insistimit të banorëve të rrugës se “Kumanovës”, për shkak të hedhjes së pakontrolluar të mbeturinave nga njerëz të pandërgjegjshëm atypari, me ngjyrë të bardhë, nga ana e njerëzve të komunës në shtyllat elektrike është shkruar “MOSHUDHBERLLOG”.
Por, dikujt sikur si bëhet vonë për asgjë që ka të bëjë me rrethin dhe ligjin. Ata e bëjnë të tyren.
Unë një shembull se si rregullohet kjo punë në perëndim konkretisht në Zvicër e di nga që më ka rënë të jetojë atje afro një dekade! E di një shembull konkret të një rasti kur një shqiptar nga këto anë tona (emër i njohur për mua), duke besuar se nuk do ta dijë askush për veprën e tij, ka hedhur një thes me mbeturina shtëpie nga makina e tij, mu në natyrën e bukur zvicerane.
Thes ky, të cilin organet kompetente e kanë gjetur dhe kontrolluar dhe në të kanë gjetur edhe një tiketë lotarie në bazë së cilës edhe e kanë gjetur pastaj edhe pronarin-hedhësin e thesit.
Dhe më besoni, hiq më pak se gjashtë mijë (6000 sfr) franga zvicerane ka paguar dënim!
Eh sikur të ishte edhe te ne ashtu…! /Xhelil ARIFI/2LONLINE/