Një studim i prezantuar në Konferencën Europiane të Kardiologjisë në Mynih zbuloi se njerëzit me më shumë rrudha për moshën e tyre kishin rrezik më të madh për të vdekur nga kjo sëmundje.
Studiuesit thanë se rrudhat mund të lidhen me arteriosklerozën, ngurtësimin e arterieve për shkak të krijimit të pllakave. Arterioskleroza është një kontribues i madh për sulme në zemër dhe probleme të tjera kardiovaskulare.
Rrudhat e thella të ballit mund të jenë një shenjë paralajmëruese e sëmundjeve kardiovaskulare, thonë studiuesit.
Ndryshimet në proteinën e kolagjenit, e cila i jep strukturë flokëve, lëkurës dhe thonjve dhe stresi oksidativ duket se luan një rol si në aterosklerozë, ashtu edhe në rrudha.
Studimi sugjeroi se enët e vogla të gjakut në ballë mund të jenë më të ndjeshme ndaj krijimit të pllakës që do të thotë se rrudhat mund të jenë shenjë e plakjes së enëve.