Këto ditë jemi dëshmitarë të një fushate të papastër ndaj luftëtarëve të lirisë në emër të fyerjes së listave të veteranëve apo siç i ka shpallur prokuroria “veteranë të rrejshëm”.
Shkruan: izmi Zeka
Nuk do të hyjë në punët e prokurorisë por do të thosha se pjesa e Luginës së Preshevës kanë qenë pjesë aktive edhe në Kosovë në luftën çlirimtare pa theksuar angazhimin e tyre në UÇPMB.
Andaj prekja në sedër e tyre për kinse mashtrim që nuk përjashtohet të ketë raste paraqet mos respekt të vlerave çlirimtare dhe angazhim permanent të tyre në shtetësinë e Kosovës.
Në këto momente kur kemi turbulencë me listat e përmendura dhe kur është një luftë e paparë ndaj veteranëve duhet të sillemi konform ligjeve të Kosovës deri në përfundim të vendimit të gjykatave Luginasit për aq sa jemi ne çlirimtarë janë edhe atë pjesë e jona.
Nuk e kemi atë të drejtë të luajmë me ndjenjat njerëzore dhe përpjekjet e tyre çlirimtare. Përndryshe do u mallkojë gjaku dhe djersa e tyre