“Ta pastrojmë Gjilanin”, aksion i zgjeruar me aktivitete të shumta

“Ta pastrojmë Gjilanin”, aksion i zgjeruar me aktivitete të shumta

Aksionit “Ta pastrojmë Gjilanin”, iu kanë bashkangjitur të gjitha institucionet dhe në kuadër të kësaj pas pastrimit të shkollës “Abdullah Tahiri”, në Malishevë dhe lagjeve të këtij fshati.

Kolegtivi i shkollës në bashkëpunim me nxënësit kanë pastruar ambientin e shkollës dhe lagjeve rreth saj si dhe kanë bërë ngjyrosjen e sallës së sportit dhe shenjëzimin e saj, për të krijuar kushte më të mira për realizimin e aktiviteteve sportive.

“Në kuadër të këtij aksioni, së bashku me nxënësit, kemi bërë ngjyrosjen dhe shenjëzimin e sallës së sportit, pas pastrimit me mësimdhënësit, prindëri dhe banorët në ambientet e shkollës dhe lagjeve në këtë fshat. Jemi të vendosur në ruajtjen e ambientit dhe pastërtisë në përgjithësi brenda hapësirës shkollore, por edhe rreth saj”, ka thënë shkurtimisht mësimdhënësi i edukatës fizike, Bashkim Hyseni.

Të gjitha shkollat e Gjilanit jane duke punuar në kuadër të aksionit për një ambient të pastër dhe pa mbeturina.

Për ndryshe Komuna e Gjilanit sot ka realizuar edhe aksionin tjetër “Dita pa Makina”, që promovon qarkullimin me bicikleta dhe për ruajtjen e ambientit nga tymi dhe ndotja që shkaktojnë makinat e shumta nëpër rrugë.


KOMENTE