Mos harro kush je!
Xhelil ARIFI
Kthehu mbrapa dhe shiko
Mbaje mënd
Ku të ngeli shikimi
Se do të duhet pastaj
Të ta përkujtojë
Që nuk do ishe sot
Ti që shikon mbrapa
Po të mos ishte e kaluara
Ajo që shikonte para
E ta dhuroi historinë
Aty ku arkivohen rrënjët tua
Aty ku të kanë bërë të lumtur e të kanë uruar
Aty ku të kanë sharë e mallkuar
Aty ku ke fituar
Ku ke humbur e gjenetiken ta kanë ndërruar
Mos harro
Ti je ay kështu sot si je i ndërtuar
Mos harro….