Nëse doni që të kemi një vend ku sundon ligji e drejtësia dhe jo një vend ku popullin e varfër e sundojnë milionerët, kjo varet prej jush.
Xhylije Ibrahimi
Ligjet dhe vendimmarrjen në Kosovë, deri tani i kanë bërë milionerët, jo vetëm me fajin e tyre, por edhe tonin. Sepse, kemi heshtur.
Nuk vlen të ankohemi çdo ditë, por duhet të dalim më 22 tetor në zgjedhje dhe me votën tonë ta ndryshoje gjendjen e padurueshme. Vendimmarrja duhet t`i kthehet popullit.
Nëse sot heshtim, nesër do të bjerë mbi ne mallkimi i fëmijëve tanë. Ne jemi përgjegjës se çfarë vendi do t`iu lëmë atyre. Çfarë e kemi sot, po shihet. Askush nuk dëshiron të jetojë këtu.
Bashkë duhet ta bëjmë kthesën e madhe, këtë 22 tetor. Mos e le për ma vonë!
e sponsorizuar nga PD