Këtë mjekët e quajnë si inflamacion i syrit, por njerëzit në përditshmëri e quajnë si skuqje të syrit.
Kjo gjendje e zakonshme ndodh kur konjuktiva-shtresa e hollë dhe e butë e indit që mbulon sipërfaqen e syrit dhe brendinë e kapakut – infektohet ose acarohet.
Më shpesh, kjo ndodh për shkak të viruseve ose baktereve. Disa nga simptomat që shkaktojnë skuqjen e syrit dhe të cilat nuk duhet anashkaluar pa shkuar në vizitë te mjeku:
Irritim, djegie dhe kruarje, syri bëhet i ndjeshëm ndaj dritës dhe keni një shikim të mjegullt, zmadhim dhe ënjtje e syrit dhe skuqje jane disa nga shenjat.