Kandidati për Kryetar të Komunës së Gjilanit, nga radhët e Partisë së Drejtësisë (PD), Dega në Gjilan, Naser Morina, së bashku me kryetarin e Degës dhe me bashkëpunëtorë të tjerë vizituan një nga bizneset prodhuese dhe furnizuese me produktet e TADIM, në tërë Kosovën dhe më gjerë.
Aty u pritën nga pronari dhe pjesa menaxheriale, por nuk munguan as pjesa përbërëse e strukturës së kësaj ndërmarrje.
U diskutua rreth sfidave dhe të arriturave të kësaj ndërmarrje, si dhe për projektet që priten të realizohen në të ardhmen e afërt nga kjo ndërmarrje.
Kandidati për Kryetar Komune të Gjilanit, Naser Morina, premtoi mbështetje nëse merr timonin e qytetit, duke punuar fuqishëm që këto ndërmarrje që punësojnë numër të madh të punëtorëve të jenë në listën e prioriteteve për mbështetje, si dhe do të bashkëpunojë ngushtë me projekte afatgjata me këto ndërmarrje me qëllim të rritjes së numrit të punëtorëve dhe njëkohësisht zhvillimit ekonomik të Komunës së Gjilanit dhe rajonit të Anamoravës në përgjithësi.
Sponsorizuar nga PD