• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Gjilan Politikë Zgjedhjet Lokale

Kam kurajo dhe vullnet për të marrë përgjegjësi në Kuvendin Komunal

Redaksia 2LONLINE 13 Tetor, 2017 3 min
 Kam kurajo dhe vullnet për të marrë përgjegjësi në Kuvendin Komunal

Të nderuar qytetarë të Gjilanit,

Unë jam Shemsedin Ramushi, dhe kam marrë besimin nga partia Aleanca Kosova e Re (AKR), Dega në Gjilan, që të garoj në Zgjedhje Komunale 2017.

Vendimit tim për tu kandiduar për Kuvendin Komunal i kanë paraprirë shumë arsye. Koha është që të japim një kontribut në ngritjen e cilësisë së shërbimeve për qytetarët tanë, për fëmijët dhe të moshuarit por gjithmonë duke i kushtuar një kujdes të veçantë të rinjve që janë shtylla kryesore e shoqërisë sonë.

Unë, ndjehem shumë i nderuar nga familjarët e mi, miq e dashamirë dhe qytetarë gjilanas, që kandidatura ime do të jetë një mundësi e mirë për t’i sjell qytetit tim një pjesë të përvojës sime jetësore, ku në qendër të vëmendjes sime do të jetë ngritja e temave që lidhen me problemet e qytetarëve tanë dhe monitorimin e qeverisë komunale në problematikat si:

– Ngritjen e rolit të Kuvendit Komunal përmes një kulture të debateve mes këshilltarëve komunal dhe komisioneve, duke përfshirë edhe qytetarët që ndërlidhen direkt me problemet konkrete.
– Ngritjen e shërbimeve më të mira për qytetarin, në sektorin e administratës dhe shëndetësisë.
– Kujdes të veçantë nxënësve parashkollorë dhe siguri të shtuar në shkolla,
– Mbështetje maksimale për fermerët, dhe prodhuesit bujqësorë, trajnime të specializuar në sektorët veç e veç.
– Mbështetje biznesit të vogël e të mesëm përmes fushatave të ndryshme për plasimin më të mirë të mallrave në treg,
– Mbikëqyrje dhe zbatimin e ligjit për ndërtime, respektimin e planeve rregulluese të urbanistikës,
– Mbikëqyrje të shtuar përmes inspektorëve në inspektimin e produkteve ushqimore në higjienë, sanitari dhe gjatë realizimit të punimeve në të gjitha sektorët etj.

Për ngritjen dhe zgjidhjen e këtyre problematikave duhet një mbështetje qytetare për kandidatët që kanë kurajo, vullnetin dhe shpirtin e lindur për këto çështje.

Unë, ndjehem me shumë vullnet dhe kurajo që të marrë përsipër detyrën në mandatin katërvjeçar, duke ju bërë thirrje që të më mbështetni në kauzën time për të qenë pjesë e vendimmarrjes në Kuvendin Komunal të Gjilanit.

e sponsorizuar

Etiketa:AKR Aleanca Kosova e Re Kuvendin Komunal Shemsedin Ramushi1
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Shneta

Shërbimi i Radioterapisë në Klinikën e Onkologjisë është plotësisht funksional

11 Gusht, 2022
Nacionale

MASHTI: Janë duke u bërë përgatitjet e duhura që viti i ri

11 Gusht, 2022
Gjykatë/Prokurori

Kërkohet Masa e Paraburgimit për 22-vjeçaren nga Gjilani

11 Gusht, 2022
Sport

FC Ballkani sonte luan ndeshjen e kthimit, shpreson në kualifikim tutje

11 Gusht, 2022
Lajme të ngjashme

LDK: Me marrëveshjen me AKR-në për Zyrën për Preshevë…, kryetari i Gjilanit ka shkelur me dy këmbët institucionin e konkursit

18 Korrik, 2022

Ibrahimi: Zyra për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc u funksionalizua në një ambient/zyre e cila i përmbushë të gjitha kushtet e nevojshme

18 Korrik, 2022

Arbesa Shehu u zgjodh kryetare e Aleancës së të Rinjve të Kosovës, Dega në Gjilan

30 Prill, 2022

Pas PDK-së, Vetëvendosje arrin marrëveshje edhe me AKR-në, e cila pritet ta drejtojë Zyrën për Luginë!

6 Janar, 2022

AKR: Jemi në mbështetje të Lutfi Hazirit, kandidatit tonë të përbashkët për kryetar të Komunës së Gjilanit

7 Nëntor, 2021

Aleanca Kosova e Re rreshtohet krah Lutfi Hazirit

30 Tetor, 2021

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com