Përveç aktiviteteve në terren, në gjithë territorin e Komunës së Gjilanit, për të bashkëbiseduar me qytetarët e Komunës, Naser Morina, kandidati i Partisë së Drejtësisë (PD), për kryetar të komunës së Gjilanit ka ndarë dy orë në ditë për të qëndruar edhe në selinë e këtij subjekti politik për të pritur këdo që shprehë interesim për t’u takuar, bashkëbiseduar dhe shprehur interesimi për gjithçka që u intereson atyre.
Morina ka thënë se gjatë tërë procesit të fushatës, Partia e Drejtësisë do të shtrijë aktivitetin e saj në terren për të bashkëbiseduar me qytetarët e Komunës, për t’i parë nevojat dhe kërkesat e tyre dhe se PD-ja do të bëjë të pamundurën që qytetarët të kenë një jetë më të mirë dhe më të dinjitetshme.
Sipas PD-së, kësaj radhe, duke u veçuar edhe nga të tjerët, në vazhdën e takimeve të përbashkëta me qytetarët e Komunës së Gjilanit në pjesë të ndryshme të qytetit dhe fshatrave, do të jetë edhe takimi me qytetarët në selinë e Partisë , nga kandidati për Kryetar Komune nga radhët e PD-së, Naser Morina. Të gjithë ata që kanë interes për ta takuar dhe të bashkëbisedojnë me të, atë mund ta bëjnë prej orës 15:00 deri në ora 17:00.
Sipas PD-së, kërkesat e qytetarëve do të përfaqësoheshin denjësisht në institucionet përkatëse andaj ata kërkojnë mbështetje, qoftë për kandidatin për kryetar qoftë për kandidatët për kuvendarë, për zgjedhjet lokale të 22 tetorit.