DYLON

Mustafa i LDK-së e vlerëson lajm të mirë që sot nënshkruhet marrëveshja Kosovë-MCC

Mustafa i LDK-së e vlerëson lajm të mirë që sot nënshkruhet marrëveshja Kosovë-MCC
Avatar photo Redaksia

Kreu i LDK-së, isa Mustafa e ka vlerësuar lajm të mirë që sot në Washington do të nënshkruhet marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe MCC-së, përmes të cilës Kosova do të përfitojë 49 milionë dollarë, që do të fokusohen në sundimin e ligjit dhe në efiçencën e energjisë.

Ja postimi i plotë i Mustafës

Të nderuar qytetarë,

EkoHigjiena

Është lajm i mirë që sot në Washington do të nënshkruhet marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe MCC-së, përmes të cilës Kosova do të përfitojë 49 milionë dollarë, që do të fokusohen në sundimin e ligjit dhe në efiçencën e energjisë.

Qeveria e kryesuar nga LDK-ja, arriti ta kualifikojë Kosovën për programe të MCC-së, falë përmbushjes së kritereve duke përfshirë luftën kundër korrupsionit të instaluar në të gjitha poret e institucioneve nga dy qeveritë paraprake.

Me gjithë vështirësitë e gjithanshme, LDK arriti të nis çkapjen e shtetit, dha shembull se si qeveriset pa afera dhe korrupsion dhe se si drejtohet zhvillimi ekonomik i bazuar në iniciativën private.

Përkrahja e Qeverisë së SHBA-së ka domethënie të veçantë për Kosovën.

Prandaj, si Kryetar i LDK-së falënderoj qeverinë dhe popullin amerikan për përkrahjen e vazhdueshme për vendin tim.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.