Të rinjë e Komunës së Gjilanit, përfunduan me sukses programin e trajnimit “Shkathtësitë Bazë Jetësore dhe Punësueshmëria” në kuadër të projektit YEEP2 29.
Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina Bunjaku tha se për sukseset e arritura u çertifikuan dhe tani janë gati të qasen në tregun e punës.
Më tej ajo shtoi se këta të rinjë përmes projektit YEEP 2 po përkrahen në gjetjen e mundësive për të kryer praktikë pune dhe për punësim.
Nënkryetarja tha po ashtu, se për këta të rinjë po vazhdojnë të ofrohen edhe sesione individuale dhe mentoruese, si dhe përkrahje tjera të nevojshme.
“Komuna si çdo herë është e gatshme të përkrah projekte të cilat për qëllim kanë zhvillimin profesional dhe punësimin e të rinjëve”, tha Morina Bunjaku.
Të pranishmit shprehën gatishmërinë e vazhdimit të bashkëpunimit, me synimin e përbashkët të qasjes së të rinjëve në tregun e punës në Komunën e Gjilanit. /2LONLINE/