Trajneri i Mançester Junajtidit David Mojes thotë se Adnan Januzaj do të jetë Kristiano Ronaldo i ri. Mojes ka thënë se edhe Ronaldo ishte i ri kur luajti në ekipin e parë të Mançesterit, sikurse Januzaj, i cili po shkëlqen nga ndeshja në ndeshje.
“Mund t’ju them vetëm atë që shoh. Disa njerëz duhet të kuptojnë se Januzaj është një talent. Për momentin kundërshtarët po e godasin, por edhe Ronaldon e patën goditur dhe shikoni se ku ka arritur tani”, – është shprehur Mojes, transmeton panorama sport
“Adnani gjithashtu do të bëhet një futbollist i madh si Ronaldo me kalimin e kohës. Tani për tani detyra e tij është që të sigurohet se është në gjendje të luajë”. Januzaj 18-vjeçar këtë edicion ka debutuar me ekipin e parë të “djajve” dhe deri më tani numëron 15 ndeshje dhe ka shënuar tre gola.