Disfata e Kf.Gjilanit në javën e parë nuk ishte pritur dhe aq më pak me rezultat bindës përballë një ekipi të ri si Trepca ’89.
Kjo humbje e thellë ka zgjuar pakënaqësi te klubi kuq e bardh dhe tek tifozët, ndërsa pikërisht presidenti i klubit Florim Zuka i cili nuk ka kursyer asgjë për këtë ekip dhe për këta futbollistë ka qenë prezant në seancën stërvitore.
Ai ka shprehur paknaqësitë e tij në lidhje me paraqitjen në “Riza Lushta”, teksa ka theksuar edhe njëherë se do qëndrojë prapa futbollistëve drejt realizimit të objektivave, por ka ripërsëritur frazën “dua angazhim për këtë fanelë”.
Nga ndeshja e rradhës pritet të ketë edhe ndryshime në ekipin e Mezanit. Shumë futbollistë mund të lëvizin nga formacioni për shkak të paraqitjes së dobët në javën e parë, teksa do lirohet vendi për futbollistët nga stoli.
Nuk dihet nëse Ylli Shameti do jetë i gatshëm nga minuta e parë për duelin e fundjavës ndaj Ferizajt, por me shumë mundësi Kushtrim Shabani dhe Fjori Jonuzi do jenë futbollistët që do formojnë treshen e mesfushës me Muhamed Useinin.
Kujtojmë që Gjilani do udhëtojë sërish edhe në javën e dytë kampionale, teksa do përballet me Ferizajn. Dueli zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 17:00.