DYLON

Prokuroria e Gjilanit: Gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur 10 aktakuza kundër 11 personave

Prokuroria e Gjilanit: Gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur 10 aktakuza kundër 11 personave
Avatar photo Redaksia

Prokuroria Themelore në Gjilan, në tri raste të ndara, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza, kundër njëmbëdhjetë (11) personave.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, në tri raste të ndara, ka ndaluar tre (3) persona të
dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh.

EkoHigjiena

Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar dy (2) persona. Një person është ndaluar me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Rrezikim i trafikut publik’’ dhe një person përveprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’.

Ndërsa, Departamenti Përgjithshëm, ka ndaluar një person me dyshimin e veprës penale ‘’Ngacmimi’’.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza, kundër njëmbëdhjetë (11) personave.

Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur këto aktakuza:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe ‘’Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara’’ dhe
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Dhënia e ryshfetit’’.
Ndërsa, Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur këto aktakuza:
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Dhunë në familje’’,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Kontrabandimi i mallrave’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kanosja’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Shantazhi’’ dhe
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare’’.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.