“Policia e Kosovës në Gjilan së bashku me kryetarët e Komiteteve Lokale për Siguri Publike (KLSP-ve), të fshatrave të Komunës së Gjilanit janë zotuar dhe mobilizuar që së bashku të veprojnë në parandalimin e zjarreve”
Me 04 gusht 2021 duke filluar nga ora 15:00 në lokalet e stacionit policor në Gjilan është mbajt takimi me KLSP -të , lagja “Avdullah Presheva”, nga fshati Ponesh, fshati Livoq i Eperm, dhe fshati Cërnicë kryesuar nga kryetarët e këtyre KLSP-ve dhe disa anëtarë.
Qëllimi i takimit ka qenë gjendja e sigurisë së përgjithshme në komunën e Gjilanit dhe në veçanti parandalimi i zjarreve dhe zjarrvënieve.
Ishte zotim i të gjithëve se së bashku me Policinë e Kosovës dhe faktorët tjerë të punohet dhe veprohet në parandalimin e zjarreve
duke intensifikuar edhe kontaktet me banorë në të gjitha lokalitetet me qëllim parandalimin e zjarrvënieve në përgjithësi. /2LONLINE.com/