Gjithsej 15 projekte filmike të përfunduara gjatë vitit 2022 janë dorëzuar në Qendrën Kinematografike të Kosovës. Projektet filmike janë 4 të metrazhit të gjatë artistik, 3 të metrazhit të shkurtë, 3 dokumentarë, 4 koproduksione minore dhe 1 post-production.
Vlera totale e mbështetjes së këtyre projekteve nga Ministria e Kulturës është 902,250.00 EUR. /2LONLINE/