Mjekimi Intensiv Qendror- COVID në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, është mbyllur të martën, pas rënies së numrit të pacientëve të prekur me COVID-19.
Si rrjedhojë e përmirësimit të situatës, në funksion do të jetë vetëm Intensiva e Klinikës Infektive.
Ndërkaq, me përfundimin e dezinfektimit, Njësia Koronare do të kthehet në hapësirat e saj- të cilat, deri tash, ishin në shërbim të Mjekimit Intensiv Qendror-COVID.