Mjekët e Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit dhe Prizrenit filluan me kursin e radhës të organizuar nga OMK “Punksioni i Gjëndrrës Tiroide”.
Sipas programit fillimisht është duke u zhvilluar pjesa teorike mbi gjëndrrën tiroide, duke startuar me patologjinë e gjëndrës, ndërrimet malinje dhe beninje, tirads klasifikimin, procedurat intervente, për të vazhduar programi pastaj me pjesën praktike mbi përdorimin e aparatit ultrasonografik te punksioni i gjëndrës tiroide.
Kursi do të vazhdojë me vizita dhe pjesë praktike me pacientë në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit e pastaj në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, njofton Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit. /2LONLINE/