/2L ONLINE/ – Bajram Hasani, anëtar i kryesisë së Nisma për Kosovën, njëherësh kryetar i Degës së këtij subjekti në Gjilan, ka shkruar në profilin e tij se edhe kësaj here Qeveria jonë na gënjeu për kodin telefonik. ”I mësuar me gënjeshtrat e tyre, bëra një kërkim të thjeshtë në internet dhe binduni vet se si na mashtruan. Ky kod është pronë e Serbisë thuhet”, ka shkruar ai.
Ja postimi i plotë i Hasanit në FB:
Edhe kësaj here na mashtruan. Edhe kësaj here Qeveria jonë na gënjeu për kodin telefonik. I mësuar me gënjeshtrat e tyre, bëra një kërkim të thjeshtë në internet dhe binduni vet se si na mashtruan. Ky kod është pronë e Serbisë thuhet.
Ndaleni dialogun sepse askush nuk po na trajton si shtet, falë gatitshmërisë suaj që të bindeni për çdo gjë.
E kam thënë edhe më herët se ky kod nuk është kod shtetëror i Republikës së Kosovës, është thjesht gjeografik, por tani u dëshmua.
Mjaft më thirrni mendjes, nuk na e shisni dot djathin për sapun.