Në ministrinë e Punëve të Brendshme u mbajt ceremonia e pranim-dorëzimit të donacionit të UNHCR -it për Ministrinë e Punëve të Brendshme, respektivisht për Departamentin për Shtetësi, Azil dhe Migracion, Divizioni për Azil.
Në këtë ceremoni morën pjesë, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, z, Izmi Zeka, Sekretari i Përgjithshëm, z. Lulzim Ejupi, shefi i UNHCR -it në Kosovë, z. Narasimha Rao, si dhe zyrtarët të tjerë të lartë.
Zyrtarët e lartë të MPB-së falënderuan misionin e UNHCR-t për donacionin dhe ndihmën e vazhdueshme që kanë dhënë për MPB, respektivisht për Departamentin për Shtetësi, Azil dhe Migracion. Po ashtu ata vlerësuan mision e UNHCR-it si një partner që ka ndihmuar në përmirësimin e shërbimeve, sidomos sa i përket azilkërkuesve në Kosovë.
Ndërsa shefi i UNHCR -it në Kosovë, z. Narasimha Rao vlerësoi të arriturat e MPB-së sa i përket menaxhimit të azilkërkuesve dhe shprehi gatishmërinë për mbështetje të MPB-së.
Donacioni është i përbërë nga laptob të cilët do të përdorën nga Divizioni i Azilit të DSHAM-it dhe kanë vlerën rreth 6 mijë euro.